Emiljano Domi i cili qëlloi me thikë në shpinë nënën e tij në natën e ndërrimit të viteve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është rrëfyer për policinë amerikane. Në rrëfimin e tij, 25 vjeçari thekson se ai donte ta vriste nënën e tij dhe në fakt kishte menduar se ajo kishte vdekur pasi ai e qëlloi me thikën e kuzhinës e më pas doli nga shtëpia.
Ai u ka treguar hetuesve amerikanë se ai e goditi nënën e tij pasi ajo kishte qeshur me të kur ai i ishte ankuar se pse ia kishte lëvizur xhaketën e tij nga dhoma e ndenjes. Pasi e kishte shtrirë përtokë Domi kishte marrë thikën e kuzhinës dhe ia kishte ngulur egërsisht thikën pas shpine.
Efektivët arritën ta arrestonin në kohë Domin. 25 vjeçari kishte punuar më parë si arkëtar ndërsa ka pasur një fëmijëri të shoqëruar me dhunë në familje. Nga deklaratat e bëra nga të dy prindërit, ata thoshin se Domi i kishte kërcënuar disa herë se ai do t’i vriste.
25 vjeçari shqiptar u transferua në Qendrën Mjekësore Bergen New Bridge dhe më pas është lënë në paraburgim. Ai do të dërgohet në burgun Bergen, ndërsa mbi të rëndojnë akuzat për tentativë vrasjeje, sulm të rëndë dhe përdorim të armëve të ftohta. Panorama