Ne e dimë se varianti Omicron, ndryshe nga Delta që prek më lehtë mushkëritë, përfshin traktin e sipërm respirator. Dhe ne e dimë se edhe pse më ngjitëse duket të jetë më pak serioze, të paktën për ata që janë vaksinuar. Por tani, raporton Messenger, disa njerëz që janë të infektuar me këtë mutacion të ri Covid kanë raportuar një simptomë që ata e përshkruajnë si një “makth” . Është paralizë e gjumit . Sipas NHS, “paraliza e gjumit është kur nuk mund të lëvizësh apo të flasësh ndërkohë që zgjoheni ose bini në gjumë.” Një gjendje që ndodh kur një person nuk mund të lëvizë muskujt e tij sepse është sikur të jetë duke fjetur ndërsa truri është zgjuar. Çrregullimi mund të prekë në çdo fazë të gjumit.
Për fat të mirë, kjo simptomë makthi është e padëmshme dhe mund të ndodhë disa herë në jetë, siguron NHS, sistemi kombëtar shëndetësor i Mbretërisë së Bashkuar. Vetëm për një pakicë subjektesh mund të përsëritet disa herë duke ndikuar në cilësinë e jetës dhe gjumit të subjektit.