Nën masa të rrepta sigurie, Viktor Ymeri ka dalë sot nga qelia për të marrë pjesë në një ceremoni mortore. Mësohet se kanë qenë dy furgona të burgjeve dhe agjentët e bluve të Vlorës që kanë shoqëruar Ymerin në një ceremoni mortore që është zhvilluar në Dukat. Më pas i burgosuri është kthyer sërish në qelinë ku po vuan dënimin.
Paja dhe Xhunga të cilët po udhëtonin me një furgon tip “Citroen” në afërsi të Drejtorisë së Policisë Durrës, u qëlluan fillimisht me një predhë kundërtanku, e cila edhe pse ka prekur parakolpin e furgonit, fatmirësisht nuk plasi. Pas kësaj, mbi Pajën dhe Xhungën u derdhën breshëri automatiku kallashnikovi, të cilat vinin nga katër krahë, duke i lënë të vdekur në vend. Për këtë ngjarje, Policia e Durrësit në atë kohë arrestoi brenda shtëpisë së një doktori në Durrës Gazmend Brakën dhe Viktor Ymerin.
Harizaj dhe shoku i tij Genci Caci u qëlluan vetëm 7 ditë pasi Gjykata e Apelit në Durrës projektoi lirimin nga qelia të të afërmit të tyre Viktor Ymeri, për të cilin më 31 tetor 2018 ka vendosur t’i rrëzojë dënimin me burgim të përjetshëm të dhënë në 23 qershor 2017 nga Gjykata e Durrësit dhe ta dënojë atë përfundimisht me 25 vite burgim. SOT