Miratimi, që vjen ndërsa nxënësit rifillojnë shkollën pas pushimeve, nuk është hapi përfundimtar. Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) duhet të japin miratimin e tyre, para se të fillojë përdorimi i dozës së tretë tek fëmijët 12 vjeç.

Vaksinat ende ofrojnë mbrojtje të fortë kundër sëmundjeve të rënda nga çdo lloj COVID-19. Por autoritetet shëndetësore po u bëjnë thirrje të gjithë atyre që kualifikohen, që të marrin dozën përforcuese, pasi ajo ofron shansin më të mirë për të shmangur infeksionet më të rënda nga varianti shumë ngjitës Omicron.
Fëmijët zakonisht e kalojnë më lehtë COVID-19 sesa të rriturit. Por shtrimet e tyre në spital po rriten gjatë valës së Omikronit, shumica e tyre të pavaksinuar.
Vaksina e prodhuar nga Pfizer dhe partneri i saj BioNTech është opsioni i vetëm në SHBA për fëmijët e çdo moshe. Sipas CDC-së, rreth 13.5 milionë fëmijë 12 deri në 17 vjeç, pak më shumë se gjysma e asaj grupmoshe, kanë marrë dy doza të vaksinës Pfizer.
Kompania Pfizer ndërkohë, po studion një formë vaksine me doza më të vogla, për fëmijët nën 5 vjeç.