Greqia ka shënuar shifra të larta të rasteve me koronavirus. Gjatë 24 orëve të fundit janë identifikuar 36, 246 të prekur. Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 1, 294, 741 persona.
Sipas Ministrisë së Shëndetësore 78 pacientë kanë humbur jetën gjatë 24 orëve, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 20, 990 viktima, prej të cilëve 95, 1% kishin sëmundje shoqëruese dhe i përkisnin grupmoshës mbi 70-vjeç.
Ndërkohë përhapja e Omicron ka shtuar rrezikun e rritjes së infektimeve, ndërsa ekspertët kanë paralajmëruar më herët se vendi mund të përballet më rreth 80 mijë infektime në ditë. BW