Dita e fundit e këtij viti ka shkaktuar një trafik “të çmendur” në autostradën Tiranë-Elbasan.
Ka shkuar në disa kilometra radha e automjeteve që presin të hyjnë në qytetin e Elbasanit.
Fluks i rënduar mjetesh shihet në fund të autostradës, pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit, ku për shkak të numrit të lartë të makinave që zgjedhin këtë qytet ose juglindjen e vendit për të kaluar festat, ka shkaktuar radhë të gjata kilometrike dhe orë të tëra pritje.
/a.r