Zbardhet biseda e plotë mes ish-kryeminsitrit britanik Toni Blair dhe ish-presidentit amerikan Bill Clinton pas vdekjes në aksident të princeshës Lady Diana.
“Daily Mail” ka bërë publike bisedën e 1 shtatorit 1997 mes dy liderve, pjesë e një material voluminoz për çështjen i përbërë nga 500 faqe.
Në bisedë kryeminsitri britanik i asaj kohe ka shprehur dyshimet e tij lidhur me konkluzionet e hetimeve të autoriteteve franceze, vend ku edhe ndodhi aksidenti tragjik.
Sipas raportit, mjeti i Princeshës qarkullonte me shpejtësi mbi 100 KM/h, që duket e pabesueshme për Blair.
Dy lederët shprehin dhimbjen e tyre për ndarjen nga jeta të Lady Dianës.
Ja biseda telefonike e zbardhur:
Klinton: Toni?
Bler: Përshëndetje Bill. Është një ngjarje e zymtë. Një ngjarje e zymtë.
Klinton: Është e dhimbshme. Vërtet e Dhimbshme. Ishim me pushime me Martën dhe shoqëroheshim nga shumë njerëz që e njihnin atë.
Bler: Herën e fundit që e pashë ishte disa javë më parë kur e ftuam për dreke bashkë me Princin Uilliam. Është djalë i mbarë.
Klinton: Po, tani jam vërtet i shqetësuar për ata fëmijë.
Bler: Ajo ishte si një gurë peshoreje për mënyrën se si i lidhte dy djemtë me botën e jashtme. Ulliami, djali i madh i ngjan shumë. Është tamam me këmbë në tokë. Ai bën të njëjtat gjëra si bashkëmoshatarët e tij.
Klinton: Më vjen shumë keq për të. Ajo sapo kishte nisur të një jetë ndryshe.
Bler: Falëminderit për telegramin e djeshëm dhe për fjalën e mira. Problemi ishte mënyra se si ajo jetonte dhe sillej ndaj shtypit. Vërtet nuk ishte prej familjes mbretërore, por ama njerëzit e thjeshtë e donin. Kjo i shkaktoi probleme me konsolidimin brenda familjes mbretërore.
Klinton: E di që po kalon kohë të vështira. Doja thjesht të të thoja se mendimet e mia janë me ty.
Bler: Personalisht do të më mungojë. Është si një yll që shuhet. Ajo ishte yll për ta (familjen mbretërore).
Klinton: Çfarë dinë ata? A është roja e sigurisë britanike gjallë?
Bler: Po, është. Dhe mund të na japë disa informata. Ka pasur shumë fjalë këtë pasdite. Ata shkuan në hotel dhe menduan se nuk do t’i shqetësonte askush. Ambasada dhe qeveria franceze nuk e dinin se ata ishin në Francë. Por mediat u shfaqën shpejt, kështu ata vendosën që të hanin drekë në shtëpinë e Fajedit. Kur shkuan te mjeti i tyre ai nuk po ndizej. Kështu telefonuan dikë nga hoteli që t’u sillte një automjet. Hoteli u çoi mjetin dhe shoferin. Më duket se shoferi ishte i dehur.
Klinton: Kësaj i druhesha. Ata të shtypit po e ndiqnin?
Bler: Menjëherë pasi lanë hotelin. Nuk i besoj raportimet që thonë se po ecnin me 100 km në orë. E kam fjalën që unë e njoh Parisin dhe s’mund të ecësh aq shpejt në ato tunele. Ata mund të kenë goditur ndonjë trafikndarëse që automjeti u kthye përmbys.
Klinton: Është një gjë e trishtueshme.
Bler: Po, ishte dikush që ne e njihnim dhe na pëlqente. Sapo kishte nisur ta mblidhte veten.