Nga Eduard Zaloshnja
Ka disa ditë që Sali Berisha e quan gënjeshtar Saimir Tahirin, në lidhje me numrin e vrasjeve të 2015-ës, të deklaruara nga ky i fundit. Tahiri deklaroi para disa ditësh se numri i vrasjeve në 2015-ën ishte 54, sa gjysma e atyre që ndodhën në 2013-ën. Ndërsa Berisha ka deklaruar që, nga burime brenda policisë, i rezulton se numri i vrasjeve për vitin 2015 ishte 136.
Kush ka gënjyer? Në kushtet kur ekziston Google, është shumë e lehtë t’i jepet përgjigjia kësaj pyetje. Nga një kërkim në Google i mediave shqiptare në internet, rezulton se gjatë 2015-ës janë raportuar 53 vrasje, një më pak se sa deklaroi Tahiri dhe 84 më pak se sa deklaroi Berisha.
Dhe mediat shqiptare shquhen për raportim edhe të plagosjeve të lehta, e jo më për vrasjet…