Këngëtari Robert Berisha është shprehur se ka pasur festë për tu bërë pjesë e Big Brother Vip, një muaj para fillimit të spektaklit.
Gjatë një interviste, u shpreh se nuk e pranoi festën pasi i duhej të linte vajzën dhe emisionin e tij për t’i bërë show falas një televizioni.
“Kam pasur festë 1 muaj para se të fillonte Big Brother. Festa vazhdon të bëhet, por s’kam mundësi. Të lë emisionin tim, vajzën time për ti bërë show Top Channel. No money, no funny.
Asnjë prej tyre nuk paguhet për qëndrimin brenda dhe në fund i marrin apo si marrin ato 100 mijë euro. Siç ka ndodhur edhe herët e kaluara. Të lë jetën time për të bërë show ty, duhet të më paguash. Kaq”, u shpreh këngëtari në emisionin “Pikë”.
Ai foli për të ardhmen e vajzës së tij, Renee, teksa u shpreh se nuk do donte që e bija të merrej me muzikë, por të zgjidhte një profesion tjetër.
“Çdo prind duhet ta lërë vetë fëmijën e vet të zgjedhë profesionin. Edhe pse në muzikë nuk ka qejf, pavarësisht se ka shumë vesh në muzikë, vallëzim muzikë. Ndoshta në mjekësi, doktoreshë, avokate. Muzika e lodhshme”, u shpreh Robert Berisha./m.j