Një hajdut që mbante një objekt në formë granate në dorë ka tmerruar njerëzit në një qendër tregtare në Moskë.
Ndonëse u përpoq t’ia mbathte, u kap menjëherë nga forcat e sigurisë. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e kaluar, në qendrën tregtare Metopolis, ku hajduti kishte hyrë për të vjedhur një parfum.
Frika nga bomba filloi kur sigurimi i një prej pikave të qendrës tregtare kapi një hajdut të dyshuar, i cili thuhet se vodhi një shishe parfumi. Pamjet e kamerave CCTV nga qendra tregtare që qarkullojnë në internet tregojnë të dyshuarin të ulur në një divan teksa është i rrethuar nga pesë burra. Ai nxjerr nga xhepi një objekt, që i ngjan një granate dore.
“Çfarë, ke marrë? Vazhdoni, telefononi [policët],” dëgjohet duke thënë një person, ndërsa hajduti e shfrytëzoi për t’ia mbathur.
Menjëherë pas arratisjes dramatike të të dyshuarit, administrata e qendrës tregtare njoftoi një evakuim. Dhjetëra njerëz u panë duke u nisur nga qendra tregtare në rrugë. Por arratia e tij zgjati pak caste sepse u kap nga policia.
/a.r