Një police e Nju Jorkut, u bë hit në media pasi i bëri një togeri të martuar një kërcim twerk në festën e tyre të punës. Në lot, ajo i ka kërkuar falje gruas së togerit.
Vera Mekuli, 26 vjeçe, i ka kërkuar falje Melissa McGarry-t pasi i bëri twerk bashkëshortit të saj, Nick McGarry, një kërcim në lokalin e Rory Dolan në Yonkers më 15 dhjetor.
Mekuli zbuloi gjithashtu se ajo ka punuar nga shtëpia që kur doli video – dhe me zemërim tregoi se si është ndjerë e ‘gjykuar’ për incidentin.
“Dua t’i kërkoj falje gruas së togerit, e dini, më vjen keq, me të vërtetë ndihem keq”, tha ajo në një video të siguruar nga TMZ. “Shpresoj të mos ketë shkaktuar shumë dëme në martesë apo në jetën e tyre personale.
“E di që ka qenë e padrejtë,” vazhdoi ajo. “Nuk duhej të ishte kështu, vërtet nuk e dija për martesën tuaj.”
/b.h