Forcat RENEA kanë nxjerrë nga gryka e shpellës trupin e pajetë të 48-vjeçares Sh.H. në fshatin Meshqerraj të Malësi të Madhe.
Trupi i pajetë i gruas u gjet mëngjesin e kësaj të diele pas mbërritjes së forcave RENEA dhe FNSH-së me mjete të specializuara.
Në kushte shumë të vështira, shërbimet e policisë kanë mundur të hyjnë në vendin ku dyshohej se ishte trupi i të ndjerës. Pas kërkimeve, gjetën viktimën dhe mundën ta nxirrnin.
Policia thotë se 48-vjeçarja dyshohet që të jetë hedhur vetë në shpellë.
Megjithatë hetimet vijojnë për të zbardhur këtë ngjarje dhe për të sqaruar motivet.
/a.r