Moderatorja Einxhell Shkira ka treguar shkakun e sherrit mes saj dhe aktorit Donald Veshaj, duke treguar për herë të parë se nuk flisnin jashtë shtëpisë.
Gjatë një diskutimi me balerinin Ilir Shaqiri, ajo ka treguar se nuk kishte ardhur për të mbrojtur aktorin, pasi me të nuk kishte asnjë marrëdhënie miqësore jashtë shtëpiësë së “Big Brother VIP”, edhe pse e njihte më parë.
Einxhell: Unë me Donaldin jashtë kësaj shtëpie nuk flisnim. Si mendon që kam ardhur për t’i mbajtur krahun atij për të sulmuar ty? Unë njihja Fifin dhe Donaldin, e me asnjë nuk flisja.
Donaldi: Kemi një muhabet tonin, që jashtë jemi prishur për diçka. Jemi prishur në relata pune, na ka ngelur qejfi. Bllok në Instagram. Ajo ka ardhur këtu dhe ti i ke thënë Donaldina direkt.
Mesa duket Donaldi dhe Einxhell janë përplasur me njëri-tjetrin në momentin kur bashkëpunuan për projektin “Binjakët”, një emision që moderohej nga dy vëllezërit Veshaj.
Kujtojmë se Donaldi dhe Einxhel pavarësisht kësaj që ka ndodhur jashtë, brenda shtëpisë deri tani kanë pasur një marrëdhënie shumë të mirë bashkë dhe në nominime kurrë nuk e kanë dhënë emrin e njëri-tjetrit.
/a.r