Greqia vijon të shënojë një numër të lartë infektimesh ditore nga COVID-19. në 24 orët e fundit u raportuan me virusin 6.590 qytetarë, ndërsa betejën me jetën e humbën 58.
Në spital aktualisht janë të shtruar 617 persona, prej të cilëve 518 janë të pavaksinuar ose pjesërisht të pavaksinuar.
Një valë e re e pandemisë pushtoi vendin fqinj, pas shfaqjes së variantit delta. Duket se situata epidemiologjike nuk do të stabilizohet as muajit në vazhdim pasi varianti Omicron po përhapet gjithashtu me shpejtësi.