Zyrtarisht në vendin tonë janë konfirmuar dy raste me variantin e ri të Covid, “Omicron”. E ftuar në studion e Radar Informativ, drejtoresha e ISHP, Eugena Tomini ndër të tjera tha se “Delta” vijon të jetë dominonte, ndërsa piku i “Omicron” mund të arrihet në janar.
“Nuk mund ta quaj kulm, për vetë faktin se prezenca e Deltës është dominonte. Niveli i transmetueshmërisë në shumë vende të botës po shkon në mënyrë të përshkallëzuar. Fakti është që edhe në kuadër të pandemisë, apo valëve sigurisht që kemi pasur edhe periudha të shkëputura. Këto periudha përkojnë edhe me prezencën edhe me dendësinë. Me hyrjen e vaksinimit, në këto tetë javë jemi në situatë të qëndrueshme.
Prezenca edhe e virozëve të tjera është një tendencë në dobësim i Covid. Edhe OBSH ka shprehur që janari mund të jetë piku i Omicron, por gjithsesi këto janë gjasa. Gjithçka ka treguar që janë janar-shkurt, kur edhe vetë klima favorizon grumbullime prishet distancimi, nuk respektohen masat, por më e rëndësishme është vaksinimi”,-deklaroi Tomini.
/b.h