Biznesmeni dhe kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli përmes një postimi në Facebook i ka shkruar një letër publike kryeministrit Albin Kurti.
Pacolli thotë se me Kurtin është takuar një natë para zgjedhjeve presidenciale, kur ai kishte nevojë për votën e tij, ndërsa tani Kryeministri nuk iu përgjigjet as letrave që i shkruan.
Letra e Pacollit për Kryeministrin Kurti:
I nderuar zoti kryeministër,
Takimi ynë i fundit me ju ishte një natë para zgjedhjeve presidenciale, kur ju kishit nevojë për votën time. Duke e ditur se ju nuk përgjigjeni ne letrat e mia, ( ashtu siç nuk iu përgjigjët dhe as atyre letrave që kërkoja lirimin e instrumenteve mjekësore,sipas rregullave, për spitalin e pediatrisë që i kishit bllokuar në terminalet doganore.
Duke ditur këtë, më mbetet vetëm t’ju drejtohem publikisht;
Në WatsApp, më datën 18/12 ju kam dërguar letrën dhe mesazhin e Presidentit të shtetit që konfirmon se janë të gatshëm (javën e ardhshme) të vizitojnë Kosovën, p?r të kryar formalitetet e njohjës dhe të diskutojnë për vizitën e juaj evtl në këtë shtet.
Gjithçka është e rregulluar, zotni Kryeministër, unë kam punuar gjatë për këtë njohje dhe pritet vetëm miratimi juaj.
/a.r