Siti Airline Ratings ka publikuar renditjen e njëzet kompanive më të sigurta për të udhëtuar. Për të tretin vit radhazi, në vendin e parë qëndron kompania australiane Qantas, e cila ka lënë pas konkurrentët, midis tyre edhe emra të rëndësishëm si Ethiad, Emirates e Lufthansa. “20 kompanitë që hyjnë në renditjen tonë janë pararojë për sa i përket novacionit në siguri, ekselencës operative dhe futjes së avionëve të rinj”, shpjegon Geoffrey Thomas, editor i Airline Ratings. “Nuk ka asnjë dyshim që Qantas mbetet më e mira”.
Ja kompanitë në Top 20: