Simboli i qytetit të ndarë, ura mbi lumin Ibër, që prej pas lufte u bë e njohur si një pikë e nxehtë e tensioneve ndëretnike, nuk arriti të bashkojë as gjatë vitit 2015 veriun me jugun e qytetit të Mitrovicës, dhe as qytetarët e saj. Analistët shqiptarë e serbë, por edhe qytetarët, fajësojnë politikën për gjendjen aktuale, ndërsa ka qytetarë të cilët thonë se gjithçka ka marrë fund sa i përket Mitrovicës, sepse ajo është shitur nga politikanët.