Në kuadër të iniciativës së Granteve të Vogla, realizuar me mbeshtetjen e WWF, UNDP dhe CEPF, INCA po vazhdon punimet për instalimin e infrastrukturës ndihmëse turistike në Zonën e Mbrojtur Detare Karaburun-Sazan.
Investimi i Granteve të Vogla konsiston në riparimin e molit të vjetër ushtarak në Gjirin e Shën Vasilit, duke e bërë një mol të sigurt për ankorimin e varkave turistike gjatë sezonit të verës, instalimin e dy shtigjeve tokësore në Gadishullin e Karaburunit, instalimin e një shtegu nënurojor për zhytje me maska pranë gjirit të Shën Vasilit, kufizimin e Parkut Detar me sistem bovash pluskuese, instalimin e moleve të lëvizëshme në plazhe tërheqëse përgjatë pjesës lindore dhe perëndimore të gadishullit të Karaburunit dhe vendosjen e tabelave me informacion turistik në qytetin e Vlorës dhe në Njësinë Administrative Orikum.
Deri tani kanë përfunduar punimet në molin e Shën Vasilit dhe kanë nisur punimet për instalimin e shtigjeve tokësore, njoftojnë për ATSH-në burime nga Zona e Mbrojtur Detare Karaburun-Sazan.
ATSH