Policia e Fierit në kuadër të operacionit “Fati i lojërave” ka zbuluar një ambient që ishte përshtatur si kazino.
Në një njoftim për mediat, autoritetet sqarojnë se në pranga ka rënë Romeo Xeba, 25 vjeç, banues në Fier.
Mësohet se gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij në lagjen “Kastriot”, uniformat blu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale fisha pokeri dhe 1 kompjuter që shërbente për organizimin e lojërave të palejuara.
25-vjeçari akuzohet për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
/a.r