Një aksident tragjik me vdekjen e një personi është regjistruar pasditën e kësaj të shtune në Shkodër.
Burime zyrtare bëjnë me dije se viktima është një shtetas 80 vjeçar, i cili po lëvizte në këmbë momentin e aksidentit.
“Rreth orës 16:40, në aksin rrugor Shkodër – Velipojë, në vendin e quajtur fshati Trush, një automjet me drejtues shtetasin V. J., 41 vjeç, banues në fshatin Ganjoll, Shkodër, ka aksidentuar shtetasin këmbësor H. F., 80 vjeç, banues në fshatin Trush, Shkodër”, njofton policia.
Si pasojë e përplasjes i moshuari ka ndërruar jetë në vend, ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit./m.j