Kapiteni i Rangut III të Forcave Detare Bledar Kasneci është ndarë nga jeta. Lajmin e bën të ditur ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi në një postim në llogarinë e tij në Facebook.
Në postimin e tij, Peleshi i shpreh ngushëllimet familjes dhe kolegëve.
NIKO PELESHI NË FACEBOOK
“Me trishtim të thellë mësuam për ndarjen e parakohshme nga jeta të Kapitenit të Rangut III, Bledar Kasneci. Forcat Detare humbën një prej njerëzve më të përkushtuar, miqtë një shok të mirë e të kudogjendur, të afërmit njeriun e dashur dhe babanë shembullor. Ngushëllime familjes dhe kolegëve!” /abcnews.al/