Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi duke komentuar situatën brenda partisë, tha se shumica e vendimeve strategjike janë marrë në mënyrë të gabuar duke u kthyer në kosto për këtë forcë politike.
Sipas Bylykbashit, nëse PD do të hynte në zgjedhje, do të kishte fituar deri 50% të bashkive.
“Ne dështuam në 2019 që ta çonim ne përpara këtë çështje, ta çonim ne përpara Gjykatës Kushtetuese. I pari që ka përgjegjësi në këtë histori e ka Basha. Të mos na thotë se edhe për këtë e ka fajin Berisha. Vulën edhe në atë kohë e kishte Basha. Garanti më i mirë ishte PD, fuqia më e madhe politike përpara Gjykatës Kushtetuese ishim ne.
Ne mund të kishim rekuperuar reformën territoriale. Në 2019 nëse do të hynim në zgjedhje do të fitonim 40-50 të bashkive. Bashkitë nuk t’i jep reforma, por zgjedhjet. Shumë vendime strategjike janë të marra gabim”, u shpreh ai.
/b.h
Po ti ishe dakord atehere kur kryetari vendosi? Pse ankohesh?