Një mjet tip ‘Ford’ ka përplasur një 10-vjeçar këtë mbrëmje në Vlorë. Policia njofton se i mituri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Një aksident me pasojë plagosjen e një të mituri ka ndodhur këtë mbrëmje në Vlorë. Mësohet se një mjet tip ‘Ford’ ka përplasur një fëmijë 10-vjeçar me inicialet D.M. Sipas policisë i mituri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Njoftimi i Policisë
Më datë 04.12.2021,rreth orës 17:10,në aksin rrugor ” Rruga e Çipajve”, shtetasi R.M., 21 vjeç, duke drejtuar automjetin e markës tip “Ford”, ka aksidentuar shtetasin e mitur D.M.,10 vjeç.
Shtetasi u shoqërua për ndihmë mjeksore në Spitalin Rajonal Vlorë, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.