Me 9 -10 dhjetor organizohet me inciativën e Joe Biden, president I SHBA-ve, Samiti Botëror për Demokracinë. Në këtë “momentum” kritik për globin, Biden ka hedhur tezën e zhvillimit për të diskutuar në nivel ndërkombëtar çështje të demokracisë. Temat e këtij Samiti do të jenë : Mbrojtja kundër autoritarizmit – Adresimi dhe luftimi I korrupsionit- Avancimi I respektit për të drejtat e njeriut.
Këto tema janë tipike për sisteme ku beteja për votat e qytetarëve përqëndrohet midis dy kampeve apo dy partive kryesore dhe satelitëve të tyre. Ky model betejash brenda vendit trasmetohet edhe në marëdhëniet ndërkombëtare duke synuar që problemet të zgjidhen me anë të betejave, duke patur për bazë përcaktimin e kundërshtarit, sulmin kundër tij, mbështetur në frymën e nacionalizmit ekstrem, kombinuar me liberalizmin.
Fakti që ky takim lajmërohet me shumë bujë, tregon se vendet me demokraci liberale ndjehen të kërcënuara, ose kjo është ajo që është lënë të nënkuptohet, dhe Amerika kërkon që të krijohet një farë koordinimi në të ardhmen për t’iu përgjigjur më mirë sfidave që do vijnë. Një arësye tjetër që mbahet ky samit, mund të lidhet me faktin se disa prej vendeve vendeve pjesmarrëse kanë një seri interesash të cilat lehtësisht bien në kontradiktë midis tyre. Kështu, kur SHBA sëbashku me Britaninë e Madhe dhe me Australinë krijuan një front ushtarak e politik, që u quajt AUKUS, shkaktuan një reagim dhe irritim të madh nga Franca. Ndoshta ky forum mendohet si një mundësi për të sheshuar mosmarrëveshjet e për të krijuar një farë imazhi se vendet demokratike janë një front I vetëm. Por a janë ata me të vërtetë një front I vetëm . Politikisht sistemet qeverisëse janë të ngjashme, por diferencat ekonomike janë të mëdha. Për më tepër interesat e SHBA-ve janë spostuar në Paqësor, ndërsa Europa është e lidhur ngushtësisht me dinamikat e marëdhënieve që krijohen me dhe në vendet e Afrikës së Veriut dhe ato të Lindjes së mesme.
Edhe pse nuk thuhet hapur ky samit ka si objektiv Kinën, që është shenjestruar vitet e fundit si një vend antagonist I SHBA-ve për shkak të sistemeve të ndryshme politike. Kina nga ana e saj është përgjigjur se të gjitha çështjet e ngritura mes saj dhe vendeve të tjera duhen trajtuar në frymën e dialogut dhe të mirëkuptimit reciprok.Gjithashtu Kina I ka dhënë një rëndësi shumë të madhe Organizatës së Kombeve të Bashkuara, e cila shikohet si forumi më I lartë ku fryma e dialogut duhet të mbizotërojë, por, dhe akoma më e rënndësishme, Kina I mëshon publikisht shume konceptit të multilaterizmit.Disa nga temat që janë bërë object diskutimi mbarë botëror, Kina I ka bërë prioritete të rëndësishme në politikën e saj të brendshme e të jashtme. Shembulli I ndryshimeve klimatike është një prej tyre. Kina synon të bëhet vend kampion për ndërtimin me faza të një ekonomie të gjelbër. Në politikën e jashtme ka ruajtur koherencë e qëndrueshmëri. Kina duke respektuar e zbatuar me korrektesë rezolutat eparimet e OKB-së është surprizuar nga ftesa e pakuptimtë që I është bërë përfaqësuesit të Tajvanit , për të marrë pjesë në këtë samit . Rezoluta 2578, e miratuar 50 vite më parë, që rivendosi të drejtat e Kinës në OKB, përjshtoi Taivanin nga kjo organizatë. Në 28 shkurt të vitit 1972, u firmos ndërmjet Kinës dhe SHBA-ve “ Deklarata e Shangait” ku specifikisht Shtetet e Bashkuara pranuan se nuk ekzistojnë “dy Kina” , por vetëm një Kinë dhe Tajvani konsiderohej pjesë e Kinës.
Sfidat e përcaktimit të demokracisë janë të mëdha dhe gjithnjë shoqërohen me diskutime e përvoja të shumta. Në se një model qeverisjeje përkrahet nga qytetarët dhe jep rezultate për vendin, në se një model qeverisjeje nuk krijon destabilitet e pasiguri për qytetarët e për vendet fqinjë, në se një model qeverisjeje respekton drejtësinë e lirinë, atëherë është vështirë që këtij sistemi t’I kundërvihet një model tjetër qeverisjeje.Ndërkaq nuk ka një definicion të qartë se cilat vende mund të klasifikohen si demokratike e cilatr jo. Shpesh herë cilësohen si demokratike ato që qeverisen përmes mashtrimit publik. Samiti për demokracinë do përballet me çështje të shumta,zgjidhjet e të cilave sa vijnë e komplikohen.