Pasi të gjithë u “çmendën” pas puthjes së Borës dhe Donaldit në Big Brother Vip, ky i fundit me sa duket i zhgënjeu disa me veprimet e tij të fundit kundrejt këngëtares Beatrix Ramosaj, brenda shtëpisë.
Ka qenë këngëtarja e njohur, Rezarta Shkurta, e cila i ka dalë publikisht kundër Donaldit. Në postimin që ka bërë në “Instastory”, ajo shprehu se e sheh veprimin e tij si mungesë sinqeriteti dhe jo fjalë burrash.
Gjithashtu ajo ka bërë publik edhe veprimin e saj kur ka hequr Donaldin nga lista e personave që ndjek në “Instagram”.
“Unë jam adhuruese e dashurisë. Jam adhuruese e sinqeritetit dhe e fjalës së burrave, atyre prej vërteti. Jam adhuruese e njerëzve që nuk shiten as për show as për vëmendje. ‘Unfollow’ me shumë kënaqësi për ata që s’i kanë këto vlera”, shkruan Rezarta.
Para disa javësh, kur në shtëpinë më të famshme në Shqipëri hyri ish-partnerja e tij, Bora Zemani, pëveç emocioneve që transmetuan, u duk sikur ish-partnerët lanë të hapur mundësinë për t’u rikthyer bashkë pasi ai të dalë nga BB VIP.
Por mesa duket hyrja e Beatrix i turbulloi mendimet dhe ndjenjat e Donaldit që tani shprehet se e pëlqen vërtet dhe të kaluarën do ta lërë pas.
Dyshja janë parë në shoqëri të njëri-tjetrit që pas daljes së Semit nga shtëpia, duke u ledhatuar dhe përqafuar. Ata janë larë dhe dy herë në dush bashkë duke tërhequr vëmendjen e banorëve të tjerë./m.j