Detaje të reja kanë dalë nga tragjedia e ndodhur në Agrinio të Greqisë, ku një 35-vjeçar vrau me thikë nënën e tij dhe plagosi rëndë gjyshen. Raportohet se 35-vjeçari është dënuar në vitin 2012 për grabitje në Patra dhe në vitin 2013 për përdhunim në Janinë.
Ai është paditur edhe nga nëna dhe gjyshja e tij në 2015 dhe 2017 për dhunë në familje. Të njëjtat informacione bëjnë me dije se burri ka qenë i burgosur në të kaluarën në repartin psikiatrik të burgut të Korydallos, ndërsa së fundmi sapo kishte dalë nga burgu.
Krimi i tmerrshëm ndodhi në orët e para të së martës, 30 nëntor 2021, kur 35-vjeçari shkoi në shtëpinë ku jetonin nëna dhe gjyshja e tij dhe pasi fillimisht sulmoi nënën me duar, duke e goditur me grusht në kokë, më pas i nguli thikën.
Në të njëjtën kohë, vrasësi ka plagosur gjyshen e tij 80-vjeçare, e cila megjithatë ka arritur të lajmërojë policinë , të cilët mundën të arrestojnë autorin në tentativë për tu arratisur.
/b.h