Ndërtesa më e lartë në botë, Burj Khalifa, është ndriçuar me ngjyrat e flamurit shqiptar, duke u “veshur” e gjitha kuqezi. Mbrëmjen e djeshme, në nder të 28 nëntorit, ditë që përkon me 109-vjetorin e Pavarësisë së shtetit shqiptar, tek ndërtesa është projektuar flamuri kombëtar.
Kjo ka ardhur në shenjë urimi në ditën e Pavarësisë së shpallur më 28 nëntor 1912 për Shqipërinë. Burj Khalifa, e ndërtuar në vitin 2010, herë pas here ndryshon edhe pamjen e jashtme për të përcjellë mesazhe të rëndësishme, si ky për Shqipërinë.
Edhe Behgjet Pacolli, ka shpërndarë këtë pamje në rrjetin social Facebook, duke shkruar: Një pamje e bukur nga Dubai. Jemi një.
g.kosovari