Një 17-vjeçare ka ndërruar jetë pas një aksidenti që i ka ndodhur në fshatin Maknor, Pezë.
Policia bën me dije se e mitura “sipas familjarëve është rrëzuar aksidentalisht nga biçikleta”.
Mësohet se ajo ka ndërruar jetë në spital. Ndërkohë policia thotë se po heton për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Tiranë/ Informacion paraprak
Me datë 27.11.2021, rreth orës 14:25, në fshatin Maknor, Pezë, sipas familjarëve është rrëzuar aksidentalisht nga biçikleta, shtetësja R. D., 17 vjeçe.
Si pasojë ka marrë dëmtime dhe ka ndërruar jetë në SQU.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./m.j