“Problem kam me vajzën, po më nxjerr nga shtëpia, më la rrugëve tre muaj”.
Kjo është Samaetka Rushiti nga Kërçova, e cila në moshën 70 vjeçe rrezikon të mbetet rrugëve. Ajo deri tani ka jetuar me të bijën, e cila është e pa martuar.
Thotë se vajza nuk e do më në shtëpi. E gjithë kjo për shkak të tensioneve të krijuara si nënë e bijë. Vajza kërkon të jetojë e vetme që kur kaloi pronësinë e shtëpisë mbi vete.
Qendra sociale duke parë që bashkëjetesa e tyre përbente rre’zik i ofroi që të sistemohej në një shtëpi pleqsh, derisa të zgjidheshin problemet që të mos mbetet rrugëve.
“Për këta arsye, Samaetka Rushitit i është ofruar nga Qendra Sociale në Kërçovë, që si person i moshuar që është dhe për shkak të mosmarrëveshjeve dhe problemeve që kanë me vajzën, të sistemohet në shtëpinë e pleqve.
Por, ajo refuzon duke thënë se do të jetojë në shtëpinë e saj të cilën e ka ndërtuar bashkë me bashkëshortin”, thanë nga Qendra Sociale Kërçovë.
Konf’liktet vazhdojnë ende mes vajzës edhe nënës edhe përkundër vendimit të gjykatës që ajo të kthehet në shtëpi dhe të bashkëjetojnë.
“Bije shi, unë rri jashtë, më kër cënon sa të hyj brenda në korridor”, rrëfen më tej Samaetka.
Rasti disa herë është i paraqitur në polici, herë nga bija e herë nga nëna. Vajza sërish përmes një ankese kërkon që nëna e saj të largohet nga shtëpia në afat prej dy muajsh.
TV21 kontaktoi vajzën, e cila kërkon që të jetojë vetëm e jo më nënën e saj. Ajo tha se kanë probleme që kur ka qenë e vogël.
Ajo mohoi akuzat ndaj saj dhe hodhi akuza drejt nënës për ofendime dhe dhu në, duke thënë se ajo ka sakrifikuar shumë për këtë familje dhe nuk ju shpërblye mundi, andaj siç tha ajo është koha që nëna e saj të largohet nga shtëpia dhe të vazhdojnë jetën të qetë të dyja.
Kjo nënë ka edhe vajza tjera, të cilat janë të martuara. TV21 i kontaktoi edhe ato, të cilat thonë se asnjëra prej tyre nuk ka kushte për ta strehuar. Shpresa e vetme e tyre është që dikush t’ju dalë në ndihmë për të ndërtuar një shtëpi të vogël për nënën./m.j