Kryeministri Edi Rama duke e vendosur veten në cilësinë e një fallxhori theksoi se ka gjasa që Shqipëria dhe Kosova të bashkohen.
Ndonëse nuk përmendi kohë dhe orë, kreu i qeverisë tha se kjo do të ndodhë. Duke e cilësuar si provokim pyetjen e gazetarit kosovar, se çfarë mendonte nëse do të mbahej një referendum për bashkimin e vendeve, kreu i qeverisë theksoi se vota e tij do të ishte pro.
“Tani kjo është pyetje, apo provokacia?! Se nuk e kuptoj. Në rast se më pyesni në hipotezën e një referendumi pas qëndrimit për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën do beja një shkelje të ligjit për fshehtësinë e votës dhe do votoja pro. Nëse do më pyesni a do ndodhja kjo; unë them se kjo do ndodhi, se di se kur dhe se si do të ndodhi. Sot apo që kjo do të ndodh një ditë, unë them që po. Atyre që mund ta marrim këtë dhe të dalin që të bërtasin; ‘Shqipëri e Madhe’, fallxhorët nuk gjykohen, nëse unë do hidhja fall, po e hedh me imagjinatë, se nuk shoh filxhan, them se do ndodh. Fallin e futa në mes për përkthyesin dhe për ata që do bëjnë deklarata pas kësaj dhe do thonë; u takuan pas kësaj se do digjet Ballkani, të ngrihet bota se do na sulmojnë shqiptarët. Më ndihmoni dhe ju dhe thoni që foli zëri i fallxhorit, dhe jo zëri i politikanit. Meqë më provokoi Klani i Kosovës, se Klani i Shqipërisë provokoi Albinin, ju përgjigja.”, tha Rama.
Ndërkohë, Kurti tha: “Ka një keqkuptim të bashkimi i shqiptarëve është një intencë kolektive që na zgjedh ose përzgjedh ne. S’mund të vendosemi ne mbi procese historike që na vendos data të tilla.”.
/a.r