Tronditëse në Vorë, hidhet nga pallati një grua 32 vjeçe bashkë me djalin e saj 1 vjeç.
Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në lagjen ‘Pavarësia’.
Ende nuk dihen shkaqet e këtij veprimi kriminal, ndërsa kanë qenë banorët ata që kanë njoftuar ambulancën dhe policinë.
Ndërkohë burime nga spitali rajonal bëjnë me dije se si gruaja, ashtu edhe fëmija kanë ndërruar jetë.
Vlorë/Informacion paraprak
Sot më datë 26.11.2021, rreth orës 12:30, në lagjen “Pavarësia 2”, shtetasja P. M., 34 vjeçe, dyshohet se është hedhur së bashku me fëmijën e saj të mitur K. N., 1 vjeç, nga sheshpushimi i katit të një pallati dhe për pasojë kanë ndërruar jetë.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/a.r