Kryeministri Rama, gjatë mbledhjes së përbashkët Kosovë-Shqipëri, pas diskutimit të marrëveshjeve ku një prej tyre ishte edhe protokolli i bashkëpunimit, përdori një batutë. Rama mori një lajmërim për të nxituar sepse programi ishte pas, ndaj tha se me diktatorët mund të negociohet, ndryshe nga shefat e protokollit.
Më tej, Kryeministri tha se gatishmëria e bashkëpunimit mes ministrave do të japë rezultate në kohë dhe jo me vonesa.
Edi Rama: Thotë një fjalë kush është ndryshimi midis diktatorëve dhe shefave të protokollit, e dini? Se me diktatorët edhe negociohet, kështu që mora pusullën nga protokolli që duhet të nxitojmë sepse jemi mbrapa me programin. Nuk po zgjatem, thjesht po bëj një falenderim të përgjithshëm për gjithë këtë punën e bërë nga të dy palët për këto marrëveshje që do të firmosim dhe jam i bindur që nëse do të kemi vullnetin, që nuk na mungon, por edhe me organizmin e ri me Sekretariatin që sot kemi miratuar në funksion të plotë dhe nnëse të gjithë ministrat nga të dyja anët do të jenë jo vetëm të hapur, por edhe të angazhuar për të bashkëpunuar me Sekretariatin, do të kemi të gjitha këto rezultate që presim nga këto marrëveshje në një kohë të arsyeshme dhe jo me vonesa. Albin, të takosh ta mbyllësh këtë pjesë të ditës së sotme.
/a.r