Ish kryeministri Sali Berisha, nga “Foltorja” e Kuçovës ka treguar se çfarë meritash i njeh Fatos Nanos, kundërshtarit të tij më të madh politik.
Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se Fatos Nano duhet t’i njihet merita që reformoi Partinë Socialiste dhe vendosi institucionin e votës, por sipas tij këto reforma u shkatërruan nga Edi Rama.
“Më e rënda nga të gjitha është fakti se ne humbëm votën. Ne humbëm votën në këto 8 vite. Ne votojmë, por na i numëron partia shtet.
I rrëmben Edi Rama. Kështu ndodhi në zgjedhjet e 2017 dhe të 2021.
PS kaloi një provë të madhe drejt reformës me Fatos Nanon, ai kur është esëll flet sakte, duhet t’ia njohim këtë meritë.
Por Fatos Nano bëri një reformë të madhe, nga partia e njëshit u kthye në anëtar të thjeshtë dhe mori sërish partinë nga vota e anëtarëve.
Por dha dorëheqjen dhe iku. Ky që erdhi dhe u duk si lider evropian dhe vendosi që ai që humbiste të ikte.
Por kur humbi zgjedhjet në vitin 2009 detyroi anëtarët që të votonin të mos largonin kryetarin”, tha Berisha./m.j
Haha Nano ishte karizmatik ,por lekun e kishte merak shume,Kurse EDI e ka merak shume drogen