Familjet që humben banesat nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit në Fushë-Krujë, do të mund ta festojnë vitin e ri në shtëpitë e reja.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga lagjja “Rilindja”, ku duket se tashmë gjithçka është thuajse gati.
“Fushë-Krujë, lagja e Rilindjes pas tërmetit ku familjet e goditura do të festojnë Vitin e Ri dhe do t’i gëzojnë shtëpitë e reja me fëmijët e tyre, në të gjitha vitet përpara”, shkruan kryeministri Edi Rama.
Në kuadër të programit të rindërtimit në Fushë-Krujë po ndërtohen 15 pallate, 100 apartamente, 167 shtëpi individuale.
Lagjja e re përfshin çerdhe, kopsht, qendër shëndetësore, shërbime administrative dhe një treg të madh për zonën.
“Rilindja” shtrihet në 10 hektarë tokë dhe do të ndryshojë rrënjësisht cilësinë e jetës së familjeve që së shpejti do të banojnë në këtë zonë, në kushte më të mira se ato që kishin deri një vit më parë./m.j