Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) deklaroi se fëmijët mbi 5 vjeç mund të fillojnë të marrin vaksinën e koronavirusit Pfizer/BioNTech.
Vendimi i hap rrugën për miratimin e vaksinës së parë në Bashkimin Evropian për fëmijët nën moshën 12 vjeç.
Komisioni Evropian ende nuk ka dhënë miratimin e tij zyrtar për këtë veprim, por kjo konsiderohet një formalitet.
Në Evropë, vaksina Pfizer/BioNTech deri më tani është miratuar vetëm për njerëzit e moshës 12 vjeç e lart.
Por, në Izrael dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pesëvjeçarët mund të vaksinohen me të.
Ekspertët përgjegjës kaluan rreth dy muaj duke shqyrtuar të dhënat mbi rreziqet dhe efikasitetin e vaksinës tek fëmijët midis moshës 5 dhe 11 vjeç, përpara se të publikonin vlerësimin përfundimtar.
/b.h