Gazetari i njohur, Gëzim Sinemati i ka kthyer përgjigje presidentit të Tiranës, Refik Halili pas deklaratës që ky i fundit bëri pas eleminimit nga Kupa kundër Dinamos.
Numri një I bardhebluve u shpreh se këta persona që bëjnë deklarata për tolerime ndeshjesh i largojnë tifozët nga stadiumi.
I ftuar në emisionin “Procesi Sportiv”, Sinemati u shpreh se nuk e priste një ofendim të tillë nga presidenti Halili e mendon se ka qenë i nxitur.
“Nuk mund të ofendohen gazetarët në këtë mënyrë. Po afrojnë zgjedhjet dhe unë kam përvojë e nuk janë rastësi disa gjëra. Nuk jemi ne që kemi larguar tifozët, por janë vetë presidentët. Tirana ka një dosje peng në Federatë për ndeshjen me Ballshin. Nuk e besoja dot pasi nuk e kam parë intervistën, por më thanë e mendoj se ka qenë i nxitur. Nuk kishte pse të kalonte në këto ofendime pasi edhe kur kanë qenë familiarët e tij kemi folur e kemi debatuar normalisht. Para dy javësh doli një zyrtar që ofendoi të gjithë tifozët”, u shpreh Sinemati.
/b.h
Fik Halili është cub Tironë ose Bythëpambuk Tirane, këtë e dinë të gjithë, Fikë Ordineri i Tironës.