Aleksandër Llanaj, Fatmir Pjetri e Redjan Rraja janë izoluar në regjimin ’41 bis’. Mësohet se ky urdhër është dhënë nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Ende nuk dihet arsyeja që ka mbyllur Pjetrin, pjesëtarin e bandës së “Babagjyshëve”, Llanaj, i dënuari me burg të përjetshëm për ‘masakrën e Çoles’ dhe Rrajën, i cili akuzohet për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja. Ata do të qëndrojnë për një vit në qelitë e sigurisë së lartë.
Regjimi ’41 bis’ hyri në fuqi në vitin 2019, ku u premtua se do të futeshin 200 të dënuar të rrezikshëm. Të tjerët që janë mbyllur në regjim të ashpër vijojnë të jenë Genci Balla, Arbjon Aliko, Gilmando Dani, Endrit Zela, Emiljano Shullazi, Blerim Shullazi dhe Endrit Qyqja.
Ky sistem iu ndalon të dënuarve çdo formë komunikimi me botën e jashtme. Edhe takimet e tyre me familjarët do të jenë të monitoruara.
/b.h