Fatbardh Kadilli thotë se një zv.kryeministër i Shqipërisë është kapur në përgjimet e antimafias italiane. Nënkuptohet se bëhet fjalë për Erion Braçen apo për Arben Ahmetajn, sipas opozitarit.
Mirëpo Kadilli thotë se PD po hesht për këtë çështje.
Ja çfarë shkruan ai:
Pse hesht PD?
Partia Demokratike e ka mbyllur gojën për zëvëndës kryeministrin e kapur në përgjimet e prokurorisë italiane se do ndihmonte për pastrim parash.
Një heshtje skandaloze për një parti që reagon edhe për rojet e bashkive.
Ku përfundoi lufta kundër “armikut numër një të shqiptarëve”? A është blerë heshtja e PD-së?
/a.r