Gazetari Roland Qafoku ka sjellë në Panairin e 24 të Librit, “50 PYETJE PËR 50 PERSONAZHE”, botuar nga UET PRESS. Mes mbi 2 mijë personazheve që ka intervistuar në 25 vjet karrierë, Qafoku ka përzgjedhur 50 prej tyre, duke i sjellë në një formë të veçantë në këtë libër.
Në libër zbulohen detaje për jetën e Edi Ramës, Olsi Ramës, Sali Berishës, Lulzim Bashës, Ilir Metës, Erion Veliajt, e shumë e shumë politikanë të tjerë. Por edhe të gazetarëve të njohur të vendit.
Ky është libri i tretë i gazetartit dhe studiuesit Roland Qafoku pas librit “Historia e 33 kryeministrave të Shqipërisë”, botuar nga Onufri në 2015 dhe “100 vrasjet më të bujshme në Shqipëri” në 2017 nga West Print.