Alket Hatija, i cilësuar nga mediat italiane si ‘Zot i drogës’ do të ekstradohet drejt Italisë, raporton News24.
Mësohet se ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka lejuar ekstradimin e tij drejt vendit fqinj, ku rezulton i dënuar me 20 vite burg për drogë.
Ndërkohë, Hatija e ka kryer në Shqipëri këtë dënim.
“Lidhur me rastin që citoni ne e kemi marrë këtë shqetësim nga qytetari, në portalin ‘Shqipëria që duam.al’. Është rast që ka marrë zgjidhje me vendim të formës dhe nga gjykatat në Shqipëri.
Ministria e Drejtësisë në këtë proces është thjesht zbatuese e vendimeve gjyqësore. Rasti si ky dhe dy të tjera do t’i trajtojmë me palën italiane në nivel tjetër”, u shpreh Ulsi Manja më 9 nëntor.
g.kosovari