Austria do të vendosë një tjetër bllokim kombëtar duke filluar nga e hëna dhe do ta bëjë të detyrueshëm vaksinimin kundër Covid-19 duke filluar nga shkurti, deklaroi kancelari austriak, Alexander Schellenberg.
Vendi po vuan nga një valë e katërt e rëndë, me incidencë shtatëditore për 100 000 banorë në 1 000, sipas të dhënave më të fundit të disponueshme.
“Shpresojmë që kjo masë do të hiqet përsëri gjatë Krishtlindjeve”, deklaroi kryeministri i Salzburgut, Wilfried Haslauer.
Rajone të caktuara po përballen me shkallën më të lartë të infeksioneve në vend, ku spitalet po arrijnë kufijtë e kapacitetit për trajtimin e të prekurve.
/a.r