Astrit Patozi në emisionin Zona Zero në Top News mbajtjen e dy kuvendeve të ndryshme të PD e cilëson si përpjekje hileqare si të Berishës, ashtu edhe të Berishës.
“PD në një krizë identiteti të dyja palët duan të mundin njëri-tjetrin në mënyrë hileqare. E ndajnë në beteja të ndryshme, Basha është kacavjerrur te statuti, e Berisha po mundohet me foltore duke synuar që të rrëzojë BAsha. Kjo është arsyeja se pse ka dy kuvende.
Nuk do të shkoja në asnjërin, është hileqare, nuk është betejë, sepse po të ishte e tillë do të shkonin të dy në një sallë. I bie që pakica i nënshtrohet shumicës e kjo nuk po ndodh në PD, përkrah shumë arsyeve të tjera.
Nuk do të preferoja asnjërën nga këto dy data, janë pasqyra më e mirë e degradimit të një politike të brendshme, të kapur, arakaike, e dëmshme jo vetëm për PD, por edhe për të gjithë sistemin politik në Shqipëri”, tha Patozi.
Ish-numri dy i PD-së u shpreh se kjo taktitë hileqare lidhet me faktin sepse të dyja palët i druhen nëse e kanë ose jo shumicën në Kuvend.
“PD është ndarë e në mes dy taborreve, janë dy parti të ndryshme që nuk duan ta prnaojnë divorcin. Të dyja palët i druhen verfiikimit të mazhorancës që nuk mund ta kenë”, tha Patozi. Ai shtoi gjithashtu se në PD ka mbaruar lufta civile mes demokratëve dhe kjo do të shkaktojë përplasje të forta./m.j