Pas dorëheqjes së Mark Frrokut, Partia Kristian Demokrate do të drejtohet nga avokati Dhimitër Muslia, me vendim të Këshillit Kombëtar të kësaj partie. Muslia do të drejtojë këtë parti deri në zhvillimin e kongresit të radhës
Në njoftimin për shtyp dërguar nga PKD shkruhet gjithashtu se deputetja që pasoi mandatin e Mark Frrokut, Mirela Furracaku, do vijojë të mbajë postin e sekretares së përgjithshme të kësaj force politike.
Pak ditë më parë Mark Frroku dha dorëheqjen nga drejtimi i partisë Kristian Demokrate ndërsa vijon të jetë në gjendje arresti për akuza të ngritura nga Belgjika ndaj tij.