Personi në foto është Klodian Çalamëni që vrau dhe groposi të miturin, fqinj të tij.
Banorët e fshatit Grecalli, ku ndodhi ngjarja e rëndë e përshkruajnë atë si një person që konsumonte alkool si dhe me precedentë të mëparshëm penalë.
Ndërkohë, dalin detaje të reja tronditëse nga vrasja makabër.
Nga dëshmitë e para mësohet se pikënisja e hetimeve për të kryer kontrolle në banesën e Klodian Çalamënit erdhi për faktin se pranë banesës së tij u gjend biçikleta e 8-vjeçarit me të cilën fëmija po bënte xhiro, por edhe e shkuara e 38-vjeçarit i cili ishte i skeduar nga drejtësia për një tjetër pengmarrje disa vite më parë.
Sipas dëshmive, Klodian Çalamani e ka qëlluar me lopatë fëmijën kur ai po lozte me biçikletë në shtëpinë e tij. Më pas e ka varrosur duke e mbuluar me baltë.
Monstra është arrestuar nga policia, ndërsa po punohet për sqarimin e rrethanave të plota të ngjarjes së rëndë.
“E mora në shtëpi. E vrava dhe e groposa me baltë në oborr”. Ky ka qenë rrëfimi makabër i autorit të dyshuar. Ai do ti nënshtrophet ekzaminimit psikik, ndërsa familjarët dhe fqinjët kërkojnë që të varet, vritet apo digjet me zjarr.
/a.r