Ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu vlerëson se Grida Duam duhet të përjashtohet nga Partia Demokratike.
Në një postim në “Facebook”, Balliu shkruan se Duma ka kërkuar shkatërrimin e PD, duke marrë shkas nga deklarata e djeshme e deputetes pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë.
Sipas tij, fakti që Basha nuk merr masa ndëshkimore ndaj Dumës, tregon se personi i parë që kërkon shkatërrimin e partisë është vetë kryedemokrati.
Postimi i Balliut:
Arkitekti i planit për shkatërrimin e PD-së është Lulzim Basha, Grida thjesht zëdhënëse.
Sipas nenit 27 pika 1 e Statutit të partisë, Grida Duma duhet të përjashtohet nga Partia Demokratike pasi ajo ka kërkuar shkatërrimin e PD, duke kërkuar shpërbërjen e sakrificës 30 vjeçare të demokratëve.
Fakti që Lulzim Basha nuk merr masa ndaj Grida Dumës tregon se arkitekti i vërtetë i planit për të shkatërruar Partinë Demokratike është vetë Lulzim Basha.
Grida është thjesht zëdhënëse e planeve të Lulzim Bashës./m.j