Ndryshe nga PS që erdhi në qeveri falë “rilindjes” së saj, Aldo Bumçi foli në emisionin “Zona Zero” për “ringjallje” të PD-së.
Sipas tij, Lulzim Basha e ka çuar PD drejt vdekjes, por “Foltorja” do ta ringjallë.
“PD do ringjallet fuqishëm. Ne jemi partia e lirisë. Më vjen keq që po e them, por Lulzim Basha po e çon PD-në drejt vdekjes.
Me mbledhjen e Kuvendit Kombëtar do të fillojë edhe ringritja e PD-së”, u shpreh Aldo Bumçi në Top Neës.
Sipas Aldo Bumçit, pavarësisht se kryedemokrati flet për “masakër zgjedhore”, opozita po vepron sikur nuk ka ndodhur asgjë
“Pse Lulzim Basha flet për masakër zgjedhore dhe nuk bëri asgjë. Ai hyri në normalitet, duke njohur deputetët e zgjedhur dhe parlamentin e ri”, u shpreh ai.
Por a do shkarkohet Lulzim Basha në 11 nëntor?
“Kuvendi do të shprehet për sjelljen e kryetarit të PD. Kuvendi ka autoritetin e plotë. Merr çdo vendim, deri tek shkrirja e partisë, por ne nuk synojmë shkrirjen, por rigjenerimin e partisë”, theksoi Aldo Bumçi.
Kujtojmë se një ditë më parë, Sali Berisha deklaroi hapur se synon të rikthehet si kryeministër, pavarësisht se ambasadorja Yuri Kim ishte e qartë në qendrimin e saj: SHBA nuk bashkëpunon me të shpallurit “non grata”
/b.h