Rama flet për satelitët dhe krizën energjitike: Eshtë një problem i madh për të gjitha vendet!

Rama 2

Për kryeministrin Rama lëshimi në orbitë i sateliti të parë, në muaj mars, muaj i konsideruar prej ti si piku i krizës energjitike, nuk përbën një kosto të pamundur.

“Nuk është një kosto e pamundur, është shumë më pak se sa cfarë harxhojmë ne në javë për të blerë energji dhe për të mbajtur çmimin nën kontroll. Është shumë më pak, kështu që nuk është cështje kosto, por benefitet e satelitëve do të jenë fantastike për njerëzit”- theksoi Rama.

Duke folur për krizën energjitike, Rama tha në emisionin ‘Kjo javë’, se situata është ndërkombëtarisht e vështirë.

Pjesë nga intervista:

Sa i takon krizës energjitike, në çfarë situate ndodhemi tani z.Rama?

Situata është ndërkombëtarisht e vështirë. Në samitin e klimës, kriza energjetike ishte konstantja në të gjitha bisedat që bëheshin. Shqetësimi më i madh se lidhet me shumë gjëra. Rritja e çmimeve ishte konstante. Problemi në shumë vende të zhvilluara, i furnizimit konstant, por ne kemi marrë një vendim shumë të fortë e të vështirë që të bëjmë cdo gjë për të mbrojtur konsumatorët familjarë dhe bizneset e vogla nga rritja e çmimit dhe që të jemi të kujdesshëm edhe për biznesin e madh. Kjo do të thotë, shumë sakrifica nga pikëpamja financiare, por unë besoj që është e pamundur t’iu themi familjarëve sot: S’kemi c’bëjmë do paguani çmimin e energjisë sipas tregut. Sepse çmimi i energjisë është i vetmi, që shteti mund ta kontrollojë, të tjerat janë të tregut. Aty ku futen faktorët e tregut qeveria nuk kontrollon dot çmime. Ndërkohë që te çmimi i energjisë sigurisht që shteti ka në dorë të luajë ndonjë rol nësë dëshiron dhe ne do ta luajmë deri në fund. Ka vende që e kanë lënë komplet të liberalizuar, dhe ato vende sot po vuajnë shumë. Psh, Spanja e ka liberalizuar komplet dhe janë në një problem si ta zbusin efektin e goditjes nga çmimi.

Keni premtuar satelitin e parë në mars, muaj që nga vetë ju është quajtur se mund të arrijë pikun e krizës. Sa kosto sjell kjo për buxhetin për vendin?

Nuk është një kosto e pamundur, është shumë më pak se sa cfarë harxhojmë ne në javë për të blerë energji dhe për të mbajtur çmimin nën kontroll. Është shumë më pak, kështuqë nuk është cështje kosto, por benefitet e satelitëve do të jenë fantastike për njerëzit. Kam parë komente nga më absurde, i falënderoj ata që i bëjnë se kemi nevojë edhe të qeshim, por s’kanë lidhje fare. Satelitët që ne do të lëshojmë do të na shërbejnë drejpërdrejtë për bujqësinë, për energjinë, për mjedisin, rendin, infrastrukturën dhe mbi të gjitha do të lehtësojnë shumë marrëdhënien e shtetit me njerëzit, duke dobësuar në mënyrë shumë të ndjeshme fuqinë e inspektoriateve, që janë një nga burimet e problemit që kanë njerëzit me shtetin për shkak të rryshfetit, arbitraritetit, arrogancës në sjellje, sepse do kemi një kryeinspektor që do jetë larg, dhe nuk do ketë as kushërinj në Shqipëri as miq, as shokë partie, klientë.. do jetë nga qielli dhe do na thotë që këtu ka problem potencialisht një zjarr këtu ka problem me prekjen e shtrati të lumit, ka problem me burimet e energjisë, një ndërtim pa leje. Do dimë në kohë reale sa metra tokë janë mbjellë në Shqipëri, me cfarë janë mbjellë, sa është prodhimi. Janë gjëra fantastike që normalisht këtu në tokë duhet t’i bëjë një ushtri e tërë me zyra, departamente, shefa, miq ndërhyrje partie etj, ndërkohë që sateliti do na japë në fund të cdo ditë të dhënat, dhe një precizion që shkon deri në 70 metra katrorë.

Përsa i takon pandemisë dhe vaksinimit, ka një problem që po haset gjithmonë e më tepër në Shqipëri, shohim një hezitim sa i përket vaksinimit, studentët kryesisht por jo vetëm. Pse hasim në këto pasiguri ?

Është një problem që e kam folur edhe me të tjerë kolegë kryeministra edhe gjatë ditëve që ishim tani me shumë kryeministra nga e gjithë bota, është e pabesueshme që në këtë kohë kur shkenca ka arritur në këto nivele, kur dija ka arritur në këto nivele, influenca e marrëzive të internetit shtohen e shtohen bashke me numrin e përdoruesve të jetë e tillë që të corodisë dhe të kthejë në qënie që nuk arrin do ti kuptosh se për cfarë e kanë fjalën. Njerëz të edukuar të shkolluar të respektueshëm për nivelin e tyre të dijes, është e paimagjinueshëm që të mendohet se e gjithë bota, qeveritë e botës, mediat që nuk lënë rast pa nxjerrë në pah problematikën apo skandalin më të vogël të qenkan pjesë e një konspiracioni të atillë, të një fuqie që nuk dihet kush është për të shkatërruar njerëzimin. Nëse do kishte një minimun të vërtete mediat e mëdha serioze do merreshin me këtë punë. Dhe kjo lukuni të marrësh që çorodisin studentë, intelektualë me absurditetet e tyre është një habi e madhe për mua. ajo që kemi shqetësim është se përsëri ka rritje të numrave në disa vende, mbushje të spitaleve dhe ne nuk duam të shohim të vijë këtu në Shqipëri përsëri. Dhe është për t’u habitur këmbëngulja që unë nuk dua të vaksinohen por s’dua as të kufizohem. Po nuk mund të funksionojnë të dyja bashkë. Vaksina nuk është me detyrim, po s’na detyron të vish i pavaksinuar se do ti. Ndaj vendet po bëjnë green pass. Në dy raste kur kemi shkuar në mjedise publike jashtë vendit na kërkuan green pass.  Në Glasgoë, test në hyrje e në dalje, dhe s’kishte asnjë aty brenda që nuk ishte i vaksinuar. Tani cfarë është kjo është privim i lirisë i atyre që nuk duan të vaksinohen. Jo, kush nuk do të mos vaksinohet po nuk mund të shkojë të futet në mjedise ku të tjerët kanë të drejtën e tyre të jenë të mbrojtur.

A duhet të kishte më shumë fushata sensibilizuese?

Gjithcka mund të bëhej më mirë. Me kryeministrin e Bavarisë e diskutuam këtë cështje. Bavaria eci shumë mirë me vaksinën, po ka ngecur në një pjesë të popullsisë që jetojnë me këto frikërat e mëdha se vaksina të ndryshon ADN të lë pa fëmijë, dhe ndërkohë të gjithë vaksinohen kur vjen puna te vaksina e gripit. Dhe për fat të keq edhe fakti nga ata që humbin jetën, shumica janë të pavaksinuar. Ndërkohë që ai numër minimal që humbet jetën, nuk e humbet për shkak të vaksinës, por se janë njerëz me disa sëmundja dhe momenti i goditjes nga Covidi është finalja.

Fakti që të vaksinuar mund të infektohen, sepse vaksina është kundër efekteve shkatërruese në organizëm të virusit. Shumica as nuk infektohen por edhe nëse infektohesh e kalon si një grip të zakonshëm. Nuk je i dergjur në reanimacion mes jetës e vdekjes.

Do vi një moment që do na duhet të marrim masa të forta, për të mos u mbyllur më sepse do ishte një katastrofë. Këta njerëz duhet të kuptojnë që nuk mund të kërcënojnë gjithë shoqërinë. S’mund të kërcënojnë gjithë ekonominë e vendit sepse i besojnë Iluminatit, nuk mundet, duhet ta kuptojnë shqip këta njerëz.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com