Rama për praninë e Alex Soros në ‘Open Balkan’: “Akuzat e shpifjet që bëhen ndaj George Soros nga mendje që kanë probleme me të vërtetën”

Rama 3

“Fondacioni i Shoqërisë së hapur është një nga forcat më pozitive në historinë e 30 viteve në Shqipëri dhe për shqiptarët. Fondacioni I shoqërisë së hapur dhe Xhorxh Sorosi personalisht kanë bërë për Shqipërinë jashtëzakonisht shumë dhe sot në Shqipëri ka ende plot fëmijë që shkojnë në shkollat e rindërtuara nga Xhorxh Sorosi”- kwshtu u shpreh kryeministri Edi Rama, nw emisionin ‘Kjo Javw’ me Nisida Tufwn, ndwrsa u pyet lidhur me praninw e Alex Soros nw Beograd nw samitin e ‘Open Balkan’.

Në Beograd u pa edhe Aleks Soros. Në cfarë cilësie z.Rama?

Fondacioni i Shoqërisë së hapur është një nga forcat më pozitive në historinë e 30 viteve në Shqipëri dhe për shqiptarët. Fondacioni i shoqërisë së hapur dhe Xhorxh Sorosi personalisht kanë bërë për Shqipërinë jashtëzakonisht shumë dhe sot në Shqipëri ka ende plot fëmijë që shkojnë në shkollat e rindërtuara nga Xhorxh Sorosi. Dhe nuk janë një e dy, por shumë shkolla pas tmerrit të vitit 1997 etj etj. Dhe fondacioni është pjesë e një përpjekjeje të vazhdueshme për shoqërinë e hapur dhe pikërisht për këtë arsye Procesi i Berlinit dhe Ballkani i Hapur janë pjesë e asaj për të cilën fondacioni ekziston dhe është i pranishëm në të gjithë botën. Të gjitha teoritë e konspiracionit, të gjitha akuzat dhe të gjitha shpifjet që bëhen në adresë të Xhorxh Soros dhe fondacionit, vijnë nga skuta dhe mendje të cilat realisht kanë probleme me të vërtetën dhe vetë historinë e tyre, me vetë të shkuarën e tyre. Ajo që dua të saktësoj është se në tryezë  nuk ka qenë Aleks Sorosi me ndihmësit e tij por ka qenë Këshilli i Atlantikut. Këshilli i Atlantikut është një nga më të rëndësishmit në Washington, është një pikë referimi në politikën amerikane dhe Këshilli i Atlantikut është një tjetër forcë që e mbështet Ballkanin e Hapur pa rezervë. Këshilli i Atlantikut është një udhëkryq ku takohen republikanë e demokratë dhe ku ka shumë aktivitete dhe diskutime. Dhe ka qenë Këshilli I Atlantikut, ka qenë edhe Fondacioni i Shoqërisë së Hapur.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com