Ajo ishte piratia më e mirë në historinë e njerëzimit dhe kishte flotën më të madhe, prej 80 mijë burra. Zheng Shi ishte një prostitutë kineze që ndryshoi rrënjësisht jetën e saj duke u bërë një lidere për piratët dhe që hyri në histori si ‘terrori në detin e Kinës Jugore’.
Ajo lindi në vitin 1775 dhe emrin e pagëzimit e kishte Shii Xiang Gu. Kur ishte 26 vjeç, ajo filloi të prostituonte në portin tregtar të Kantonit në Kinën Jugore. Në vitin 1801 ajo u martua me piratin e famshëm Zheng Yi dhe flota e tyre filloi të rritej me shpejtësi, duke arritur një numër prej 1800 anijesh. Në vitin 1807, Zheng Yi vdiq pas 6 vite martesë me prostitutën Zheng Shi.
Pasi mbeti e ve, ajo nuk dëshironte t’i kthehej jetës së saj të vjetër dhe kështu mori në dorë ato që zotëronte bashkëshorti i saj, duke u bërë piratja më e fuqishme. Ajo kishte një djalë të birësuar me burrin e saj, që quhej Chang Pao. Të dy drejtonin flotën e piratëve, kurse Zheng Shi ishte e pamëshirmshme duke mos lënë asnjë anije tregtare pa sulmuar dhe merrte gjithçka nga to.
Piratia më e fuqishme bëri edhe disa ligje në mbrojtje të piratëve. Pas disa viteve luftime, në vitin 1810 i kërkoi Guvernatorit të provincës Guangdong për të bërë paqe me kushte. Ajo mundi që të mbante të gjitha plaçkat që kishte vjedhur nga anijet ndër vite, por nuk mundi të mbrojë gjithë piratët.
Disa prej tyre u ekzekutuan, kurse të tjerë u dënuan për krimet e tyre. Më vonë ajo dhe djali i adoptuar iu bashkuan ushtrisë dhe pas vitesh ajo fitoi titullin e ‘Zonjës me dekret perandorak’. Pas daljes në pension, hapi një bordello në provincën Guangzhou dhe vdiq në moshën 69 vjeçare.